Nis “lufta” McGregor-Khabib, irlandezi nxeh muskujt në Nju Jork

Boksi

Nis “lufta” McGregor-Khabib, irlandezi nxeh muskujt në Nju Jork

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 11:33
Conor McGregor

Edhe pse ende nuk kemi ende një datë zyrtare, lufta Khabib Nurmagomedov- Conor McGregor ka nisur në distancë.

Ai që mendoj për këtë ishte trajneri i rusit Ali Abdelaziz, i cili e quajti irlandezin palaço dhe nuk e vuri fare në diskutim fitoren e Khabib, madje tha se do të rrihnin edhe shokët e McGregor.

Por çuditërisht, deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim mbi këto deklarata nga irlandezi, i cili di si t’i ndezë këto sfida. Megjithatë, duket se McGregor ka zgjedhur një tjetër mënyrë për t’u përgjigjur, atë të stërvitjes duke dashur të tregojë se këtë herë është shumë i vendosur për të qenë në formë për këtë ndeshje të madhe.

Ai është fotografuar duke mbajtur mbi supe partnerin e stërvitjes Cian Cowley ndërsa të dy shëtisnin në Manhattan për të vazhduar përgatitjen në Central Park.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat