Më telefono

Boksi

Më telefono

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:00
Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao

Revanshi i madh në boks mes boksierëve Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao mund të zhvillohet. Dy boksierët zhvilluan në maj të 2015-ës “duelin e shekullit, sfidë që u fitua me vendim unanim të gjytarëve nga Mayweather, që sot ka ftuar filipinasin për t’u takuar. Në fakt, pa qenë Pacquiao ai që ka ftuar disa herë Mayweather të zhvillojnë revanshin, por boksieri amerikan, i tërhequr, ka refuzuar dhe vetëm vjet zhvilloi një sfidë me Conor McGregor. Por ndoshta ka ardhur koha që ai të zhvillojë një duel të vërtetë boksi, me një rival të vërtetë si Pacquiao.

Duket se edhe Floyd është i tërhequr nga ideja e një revanshi me Pacquiao, që do t’i sillte fitime të mëdha (kjo sfidë mban rekordin e PPV – pay per vieë / paguaj për ta parë). “Unë e pres një telefonatë nga Pacquiao, për të takuar dhe diskutuar. Ai është një kampion i madh, është kampion bote dhe një rival. Me sa duke tai ka nevojë për të bërë parà, pasi kur përmend emrin “Mayweather”, do të thotë të përmendësh paratë. Unë nuk kam asgjë kundër Manny Pacquiao”, u shpreh Floyd Mayweather, 50 fitore dhe asnjë humbje në ring.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat