Mesazhi i Wilder drejtuar fansave të tij para meçit ndërmjet Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas

Boksi

Mesazhi i Wilder drejtuar fansave të tij para meçit ndërmjet Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:41
Deontay Wilder dhe Tyson Fury

Deontay Wilder do të jetë i pranishëm në Windsor Park të Belfastit për ta ndjekur nga afër meçin ndërmjet Tyson Furyt dhe Francesco Pianetas.

Ish-kampioni i unifikuar botëror do të përballet me sfiduesin e dyfishtë për titull të shtunën mbrëma, ndërsa pranë ringut do të qëndrojë kampioni në fuqi i WBC-së.

Ekipi i Wilder e ka konfirmuar duelin ndaj boksierit britanik që do të ndodhë në nëntor ose në dhjetor.

 

Mirëpo, që të përballet me Deontay, Fury duhet fillimisht që ta mposhtë kundërshtarin e tij italian.

 

Ndërsa për ta ndezur atmosferën, ‘Bomberi i Bronztë’ ka bërë disa postime në rrjetet sociale, fillimisht duke i njoftuar fansat e tij se do të ishte i pranishëm në Belfast.

Ndërsa pas konfrontimit me babanë e Furyt dhe me boksierin gjatë matjeve, amerikani ka publikuar një video duke i paralajmëruar tifozët e tij për një supermeç.

Theksojmë se Wilder vendosi të ndeshet me Tyson, pasi që ka dështuar për këtë vit dueli ndaj kampionit të unifikuar të IBF, WBA dhe WBO, Anthony Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat