Ky është brezi që i solli Prishtinës pesë tituj në ish Jugosllavi! Peci, Bogujevci apo Salihu sollën më shumë tituj?

Boksi

Ky është brezi që i solli Prishtinës pesë tituj në ish Jugosllavi! Peci, Bogujevci apo Salihu sollën më shumë tituj?

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2018 Në ora: 12:23
Prishtina e viteve 80-ta

Klubi i boksit Prishtina ka qenë klubi më i suksesshëm në historinë e sportit të Kosovës. Prishtina është pesë herë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish-Jugosllavisë në boks. Cili ishte brezi që ia solli pesë tituj Prishtinës, brez që në atëkohë dridhte ringjet e shumë klubeve ish jugosllave? Kush ka më shumë tituj në petkun e Prishtinës: Xhevdet Peci, Mehmet Bogujevci dhe Aziz Salihu?

Image

Brezat e artë

Titullin e parë (1975-76): H. Peci, Dediqi, Sh. Bogujevci, Dauti, M. Bogujevci, Hashani, Jovanoviqi, N. Gashi, Hajredini, Muhoviqi dhe Xh. Peci. Titullin e kampionit Prishtinës i takoi me 35, ndërsa vendi i dytë Topliçaninit me 30 pikë.

Titulli i dytë (1976-77): H. Peci, Dediqi, Sh. Bogujevci, Dauti, Prestreshi, M. Bogujevci, Hashani, Jovanoviqi, Aliu, Hajredini, Gjorgjeviqi,  Muhoviqi dhe Xh. Peci. Prishtina, kampione, tuboi 28, ndërsa Sllavia, nënkampione 23 pikë.

Titulli i tretë (1977-78): S. Hajdini, Buzolli, Sh. Bogujevci, H. Peci, Dediqi, M. Bogujevci, Dauti, Hashani, N. Gashi, Berisha, Muhoviqi e Xh. Peci.

Titulli i katërt (1980): S. Hajdini, Buzolli, Dediqi, H. Peci, H. Gashi, M. Bogujevci, Hashani, N. Gashi, Dauti, Rexhepi, N. Bajrami, Rama, Berisha, Muhoviqi, Xh. Peci dhe Salihu. Prishtina, kampione, tuboi 29, ndërsa Radniçki i Beogradit, nënkampion, 25 pikë.

Titulli i pestë (1984): Lika, Pajaziti, K. Bajrami, Ramadani, Buzolli, Majanci, S. Hajdini, Hasani, Latifi, Makolli, Halimi, Rexhepi, Gjocaj dhe Xh. Peci. Prishtina, kampione, tuboi 20, ndërsa Smedereva, nënkampion, 16 pikë. Emrat janë paraqitur në gazetën e asaj kohe “Rilindja”, nga gazetari Fehmi Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat