Çka po ndodhë ore Aziz Salihu, prapë ta plasën zemrën?!

Boksi

Çka po ndodhë ore Aziz Salihu, prapë ta plasën zemrën?!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:48
Çka po ndodhë ore Aziz Salihu, prapë ta plas zemrën?!

As me 25 gusht nuk e mbajti turneun ndërkombëtar “Kolosët e Boksit të Kosovës”, por e ka shtyrë për 1 shtator dhe që të mbahet në ambient të hapur, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë dhe në orën 17.00! Edhe sa e sa herë do të shtyhet turneu apo me 1 shtator do ta zhvillojë. Çka po ndodhë ore Aziz Salihu, kush po ta plas zemrën?

Nuk ka tjetër pyetje për ‘Zizin’! sepse siç merret vesh, turneun e ka shtyrë në mungesë të mjeteve financiare, paratë nuk ia kanë qitur ashtu siç i kishin premtuar. Salihu po mundohet, po angazhohet dhe po lufton ta mbajë turneun, për ta nderuar gjeneratën e artë të Prishtinës, si Mehmet Bogujevcin, Xhevdet Pecin, Fatmir Makollin, Sami Buzollin, Nazif Gashin, Naser Bajramin etj.

Të gjithë shpresojmë se me 1 shtator do të ngroh dielli për Salihun, kryetarin e klubit të boksit Prishtina dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Amerikës. ‘Zizi’ në siklet, por duket se ka vendosur me 1 shtator ta mbajë turneun,  me shpresë mos të ketë shtyrje të radhës apo edhe mos të bie shi, fundja t’i sigurojë mjetet financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat