Pezullohen - Bota Sot
Pezullohen

Boksi

E hënë, 22 tetor 2018

Pezullohen

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:22
Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov

Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov i hedhin paq për rrëmujën që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas. Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre. Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët, shkruan TCH. Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë:  “Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test