Boksieri 17-vjeçar nga Kosova, nesër kërkon gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike në Buenos Aires

Boksi

Boksieri 17-vjeçar nga Kosova, nesër kërkon gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike në Buenos Aires

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 21:41
Erdonis Maliqi

Boksieri nga Kosova, Erdonis Maliqi, ka mësuar shortin në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

17-vjeçari do të përballet në meçin e parë me marokenin, Mohammed Boulaouja, në kategorinë deri 64 kilogramë. Boulaouja është kampion i Afrikës për junior, pas medaljes së artë të fituar më 11 maj të këtij viti.

Erdonisi është përgatitur mjaft mirë për disa javë në Durrës të Shqipërisë dhe në Buenos Aires të Argjentinës, bashkë me trajnerin, Shefki Bogujevci. Ai është i gatshëm të kryqëzojë dorëzat me secilin kundërshtarë.

Në kategorinë e tij janë gjashtë garues dhe në rast të fitores së Erdonisit, ai do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të ishte një fitore larg medaljes.

Meçi mes Maliqit dhe Boulaoujas, zhvillohet nesër (e diel), prej orës 23:30 me kohën tonë lokale, ndërsa në 18:30 me kohën lokale të Argjentinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat