Donjeta Sadiku ka prekur gjysmëfinalen e turneut “Ballkani” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Në turneun e katërt ndërkombëtar të boksit “Ballkani”, kosovarja arriti në gjysmëfinale pasi që e rrahu rusen Irina Russkikh në çerekfinale.
Sadiku e nisi turneun me fitore ditën e djeshme, duke e mundur boksieren algjeriane Taberkokt Soumaya.
Kurse, sot ajo në çerekfinale e mundi boksieren ruse, Irina Russkikh.