Khabib provokon: Ti nuk arrite ta hedhësh dysheme Conor

Boksi

Khabib provokon: Ti nuk arrite ta hedhësh dysheme Conor

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:23
Khabib provokon: Ti nuk arrite ta hedhësh dot në tapet Conor

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, pas fitores që arriti më 6 tetor në UFC-229 ndaj Conor McGregor, i ka bërë një ftesë publike boksierit amerikan Floyd Mayweather, për të zhvilluar një duel. “Në xhungël ka vend vetëm për një mbret”, ka thënë Khabib. “Eja Floyd, le të duelojmë së bashku. Ti je 50-0, unë 27-0. Jemi dy sportistë që nuk kanë humbur asnjëherë. Le të përballemi, mos refuzo”, shprehet më tej Khabib Nurmagomedov. Më tej, Khabib Nurmagomedov shprehet: “Natyrisht që ai mbret i vetëm në xhungël do të jem unë. Ti nuk arrite ta hedhësh dot në dysheme Conor, ndërsa unë e shkatërrova shumë lehtësisht. Eja të duelojmë”. Nuk ka munguar edhe reagimi i Ellerbe, që shprehet: “Do të përpiqemi të sistemojmë diçka për ty djalosh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat