McGregor e fyeu, babai zemërgjerë i Khabibit e fton në Dagestan

Boksi

McGregor e fyeu, babai zemërgjerë i Khabibit e fton në Dagestan

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:48
Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregori

Abdulmanap Nurmagomedov, babai dhe trajneri i yllit të MMA-së, Khabib Nurmagomedovit, e ka ftuar yllin e UFC-së, Conor McGregorin, të marrë pjesë në një garë në vendlindjen e tij në Dagestan.

Ai ka përsëritur se nuk mban inat ndaj irlandezit për fyerjet që ia kishte bërë atij dhe të birit të tij para meçit “UFC 229”, ku triumfoi Khabibi.

McGregori e kishte tallur dhe fyer yllin rus dhe babanë e tij para meçit të 6 tetorit në Las Vegas, duke e quajtur frikacak qaraman babanë e Khabibit dhe duke u tallur me fenë e tyre islame.

Kampioni i peshave të lehta Khabibi e shkatërroi McGregorin duke e detyruar ta dorëzonte meçin në rundin e katërt, para se t’i sulmonte egërsisht anëtarët e ekipit të tij jashtë kafazit pas meçit.

Abdulmanap, i cili e humbi këtë meç për shkak se iu mohua viza për të udhëtuar në SHBA, ka thënë së fundmi se e fal McGregorin për fyerjet. Ai përsëri ka sinjalizuar se e ka bërë një gjë të tillë duke e ftuar irlandezin të marrë pjesë në turneun Sambo në Dagestan në dhjetor.

“Mysafirë të nderuar, i ftoj përsëri në këtë turne mikun tonë të ngushtë [aktorin dhe ish-luftëtarin e UFC-së] Oleg Taktarov dhe McGregorin”, dëgjohet Abdulmanap duke thënë në një video teksa vozit makinën.“Kam thënë se e kam falur atë [për të gjitha fyerjet], është më rëndësi të jesh zemërgjerë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat