Pas afër një dekade, arrihet marrëveshja për bashkimin e komunitetit të Taekwondo-së në Kosovë

Boksi

Pas afër një dekade, arrihet marrëveshja për bashkimin e komunitetit të Taekwondo-së në Kosovë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:11
Taekwondo

Sot pas disa takimeve me të gjitha klubet aktive të komunitetit të Taekwondo-së në Kosovë është arritur marrëveshje te përbashkët, me synim zhbllokimin e ngërçit të krijuar tash e gati një dekadë për shkak të ndarjes së klubeve në dy taborë udhëheqëse.

“Të gjithë përfaqësuesit e klubeve aktive janë tërhequr nga të gjitha pozitat e deritashme deleguese, qoftë edhe si delegatë apo anëtarë të Bordeve Ekzekutive, për t'i hapur dyert një Kuvendi të hapur Zgjedhor. Me këtë marrëveshje, klubet aktive i përgjigjen ftesës së Komitetit Olimpik të Kosovës për organizim të një Kuvendi te Jashtëzakonshëm Zgjedhor, për të zgjedhur strukturën e re udhëheqëse te Taekwondo-se ne Kosovë”, thuhet në njoftimin për media dërguar nga kryesuesi i këshillit iniciues, Enis Qaflleshi.

Ditëve në vijim, Këshilli Inicues i dalë nga vullneti i klubeve do të merret me organizimin e Kuvendit në bashkëpunim me institucionet relevante sportive. Data e mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor do të caktohet shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat