Dikur kryetar në kohë më të vështira, sot shofer autobusi në Kosovë!

Boksi

Dikur kryetar në kohë më të vështira, sot shofer autobusi në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 13:50
Bashkimi Gjigoli me xhemper

Kur i kujtohen vitet e 90-ta, i rrënqethet trupi sikurse thupra! Ish gjyqtari i mirënjohur i boksit, Bashkim Gjigoli (Ibrahimi), në kohën e okupimit ka qenë edhe kryetar i Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, por sot ka tjetër profesion, është shofer i autobusit. Të tjerët thonë se Bashkimi ka qenë i guximshëm në kohën e okupimit, kur organizonin garat e Republikës së Kosovës dhe sfidonin regjimin kriminal të Serbisë.

Bashkimi sot nuk është i përfshirë në boks, por është në profesionin tjetër dhe jashtë sportit. Megjithatë disa herë kujton kohën kur organizuan Kampionatin e Kosovës në boks dhe thurnin ringun me drunj, sepse nuk kishin litar dhe vazhdimisht të përndjekur nga milicia e Serbisë shoveniste! Madje Bashkimi njihet edhe për kokëfortësi, nuk lëshon pe kur nuk e kanë mirët tjerët , fjalën e ka fjalë. Sot mban vijën Ferizaj – Gjilan dhe herë Ferizaj – Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat