Tre shqiptar nga Fight Club Leverkusen në KB Fight club

Boksi

Tre shqiptar nga Fight Club Leverkusen në KB Fight club

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 18:46
Tre shqiptar nga Fight Club Leverkusen në KB Fight club

Leverkusen që përfaqësohet nga strategu i madh i sporteve luftarake, Baki Hoxhaj, do të merr pjesë me 9 garues në kampionatin botëror WFMC që do të mbahet këtë fundjavë në Gjermani, ku tre prej tyre janë shqiptar Alina Hoxhaj, Endrina Abazi dhe Musa Avdievski. Këta sportist do ti mbrojnë ngjyrat e reprezentacionit gjerman ku realisht priten edhe medalje pasi të njëjtit janë të përgatitur maksimalisht. Sipas stafit teknik të këtij klubi, na njoftojnë se në formacion duheshe të jetë edhe kampioni i botës për junior, Muhamed Abazi, mirëpo ai befasisht u lëndua në stërvitje dhe u desh që të anulohet udhëtimi, transmeton “ArenaRing”. Ndryshe, duhet te cekim se refer i reprezentacionit të Gjermanisë do jetë shqiptari me prejardhje nga Gostivari, Arben Elezi i cili me kualitetin e tij që ka po arrin në majat botërore të referimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat