Kërcënon Mayweatherin

Boksi

Kërcënon Mayweatherin

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 12:40
Kërcënon Mayweather:

Presidenti i UFC-së, Dana White, gjatë një interviste për televizionin TMZ ka deklaruar se nëse boksieri amerikan Floyd Mayweather dëshiron të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov, këtë gjë nuk duhet ta bëjë në ring, por në kafaz. “Më dëgjoni, nëse Mayweather dëshiron të duelojë, është i mirëpritur nga të gjithë. Por eja të duelosh në UFC. Ne nuk dëshirojmë që kjo përballje me Khabib të zhvillohet në ring. Ne ia plotësuam një herë dëshirën. Kaq. Nëse dëshiron të duelosh eja të zhvillosh një duel të vërtetë, në kafaz”, tha Dana White.

Kreu i arteve marciale mikse i referohet duelit që Mayweather zhvilloi ndaj Conor McGregor në gusht të 2017-ës, ku fitoi me “KO teknik”, sfida e dytë më e ndjekur në historinë e sporteve luftarake dhe në shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë). Dana White nuk është kundër një përballje të dytë të madhe mes një boksieri dhe një sportisti të MMA-së, por kërkon që tashmë ajo të zhvillohet në kafaz. Në duelin ndaj McGregor, boksieri amerikan korri suksesin e 50-të në karrierën e tij si profesionist, ku nuk ka asnjë humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat