Khabib Nurmagomedov zbulon futbollistin e tij të preferuar

Boksi

Khabib Nurmagomedov zbulon futbollistin e tij të preferuar

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:12
Khabib Nurmagomedov

Kampioni i peshës së lehtë të UFC Khabib Nurmagomedov ka përgëzua yllin e futbollit Mohamed Salah, duke thënë se e admironte sulmuesin e përulur të Liverpool megjithëse është i famshëm anë e mbanë botës.

Nurmagomedov dhe Salah janë yjet më të mëdhenj të sportit që praktikojnë fenë myslimane.

Duke folur për Al Ittihad, Khabib i ka thurur elozhe Salah. “E ndjek, por nuk jemi takuar ndonjëherë. Ai është një lojtar i madh dhe një shembull, na duhen më shumë njerëz si ai.

“Ai reflekton imazhin e vërtetë të etikës tonë. Mendoj se Allahu po i qëndron pranë dhe gjenerata e re ka nevojë të mësojë nga përulësia e Salah.

“Ai është një ikonë që duhet të mbrohet dhe do ta mbështesim teksa ai vazhdon të ketë suksese të mëdha. E admiroj atë dhe etikën dhe vlerat që ai përhap çdo ditë në Europë,” shprehet luftëtari 30-vjeçar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat