Kicaj pret fitore ndaj Hakim Bah

Boksi

Kicaj pret fitore ndaj Hakim Bah

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 10:59
Kicaj pret fitore ndaj Hakim Bah

Të shtunën në Cyrih do të zhvillohet një eviniment i madh që po e organizon legjenda tajlandeze Nathapong. Në këtë spektakël pritet të ngjiten emra të mëdhenj nga Muay Thai, ku  mysafir special do jetë edhe ish kampioni i botës, Sak Kaoponlek dhe kampioni evropian Ervis Bici që më 5-6 nëntor do të zhvillojnë seminar në Zvicër tek organizatori Mustaf Kicaj. Ndryshe, në eventin e së shtunës lufta e fundit dhe njëra prej më interesantëve  pritet të jetë dueli mes Kosovar Kicaj dhe Hakim Bah. Ky i fundit njihet si një luftëtar i fuqishëm, mirëpo Kicaj është shumë i përgatitur dhe pret triumf. Formën e tij të mirë e konfirmon edhe trajneri I tij, Mustafa i cili tha se pret një duel të fortë mirëpo shprehet optimist edhe ai se do të arrihet triumfi, transmeton “ArenaRing”. Ndeshja do të zhvillohet në -70 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat