UFC, eskalon situata në matjet zyrtare – Jones dhe Gustafsson nuk mund ta presin ndeshjen

Boksi

UFC, eskalon situata në matjet zyrtare – Jones dhe Gustafsson nuk mund ta presin ndeshjen

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 20:53
Jon Jones dhe Alexander Gustafsson

Mes Jon Jones dhe Alexander Gustafsson nuk ka dashuri.

Kjo më së miri u tregua pas konferencës për media në UFC 232 mes dyshes.

Teksa suedezi dhe amerikani ishin duke pozuar, ky i fundit për një moment bën një hap para trupit të Gustafsson dhe këtë e përsëriti edhe suedezi.

Normalisht që e gjitha kjo shkaktoi një përplasje fizike të vogël mes tyre.

Por, ishte presidenti i UFC-së, Dana White, i cili ndërhyri shpejt mes tyre dhe nuk lejoi që situata mos të eskalonte më shumë.

Përballja e tyre e parë ishte aq e ashpër sa pas meçit të dy shkuan në spital për të mjekuar plagët e marra.

Jones dhe Gustafsson do të ndeshen më 29 dhjetor.

Dy nga sportistët më të mirë të UFC-së janë përballuar mes veti edhe pesë vite më parë në kuadër të UFC 154, Jones kishte fituar me vendim unanim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat