Bellew – Usyk, britaniku tregon si do ta mposht “përbindëshin”

Boksi

Bellew – Usyk, britaniku tregon si do ta mposht “përbindëshin”

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 15:35
Bellew – Usyk, britaniku tregon si do ta mposht “përbindëshin”

Boksieri britanik Tony Bellew do të duelojë më 10 nëntor në Manchester ndaj kampionit të botës në peshën “cruiserweight”, ukrainasit Oleksandr Usyk.

Edhe pse ky i fundit konsiderohet favorit, britaniku beson se do ta fitojë sfidën, duke deklaruar se ashtu si gjithnjë, do ta gjejë një rrugë për ta fituar këtë përballje.

“Do ta gjej një rrugëzgjidhje për ta mundur këtë përbindësh. Nuk e di se kur dhe si, apo në çfarë raundi do të ndodhë kjo gjë. Por di që do ta mund. Do t’ia dal mbanë të triumfoj. Usyk do të ndjejë diçka që nuk e ka përjetuar kurrë më parë”, tha 35-vjeçari Tony Bellew, që shpreson t’i shkaktojë rivalit ukrainas (medalje ari në “Londër 2012”) humbjen e parë në karrierë.

Bellew, 30 fitore, 2 humbje e një barazim në karrierë, vjen në këtë sfidë pas dy fitoreve ndaj David Haye në peshën e rëndë.

“Nuk kam frikë nga ai, përkundrazi, ndjeva frikë në sytë e tij kur më pa. Kam përvojën e mjaftueshme për ta fituar këtë sfidë. Stërvitja ka shkuar mirë, jam në formë dhe gati për këtë sfidë”, tha Tony Bellew.

Dueli Bellew – Usyk do të zhvillohet këtë të shtunë, më 10 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat