Bellew shpërthen në lot pas humbjes dhe emocionon me fjalët për Usyk

Boksi

Bellew shpërthen në lot pas humbjes dhe emocionon me fjalët për Usyk

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 01:01
Tony Bellew

Tony Bellew nuk e ka përjetuar lehtë humbjen ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk në rundin e tetë.

Në ‘Manchester Arena’, Bellew u rrëzua me nokaut në rundin e tetë të meçit, duke bërë që ukrainasi të mbrojë me sukses katër titujt e tij në kategorinë cruiserweight (WBC, IBF, WBA dhe WBO).

Humbja e pësuar bëri që Bellew të shpërthejë në lot, pasi ka mundur të jetë ndeshja lamtumirëse e tij.

Pas humbjes, ai thuri lavde për kundërshtarin.

Duke folur për Sky Sports, Bellew tha: “Sigurohuni që të duartrokisni, sepse ai është një luftëtar i jashtëzakonshëm. Oleksandr Usyk është një kampion i madh dhe humba nga një prej luftuesve më të mirë. Nuk kam arsyetime për humbjen dhe ai është kampion i madh, është më i miri me të cilin kam ndarë ringun. Ai thjesht është më i mirë se unë”, tha Bellew i emocionuar.

“Nganjëherë ju humbni nga njerëz të mëdhenj, dhe nuk kam asgjë përveç gjërave të mira për të thënë për të. Tentova që të luftoj, dhe nuk më kujtohet pjesa më e madhe e meçit. Vetëm më të mirët, dhe vetëm më të mëdhenjtë mund ta mposhtin atë”, shtoi Bellew.

“Kam fituar në Goodison Park, dhe Eddie Hearn më ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës. Tentova më të mirën, dhe kjo humbje të copëzton zemrën sepse dhash gjithçka që kisha dhe nuk funksionoi. Ky është definitivisht fundi”, përfundoi Bellew.

Tony Bellew e kishte fituar titullin e WBC në kategorinë cruiserweight në ‘Goodison Park’ të Liverpoolit, me një nokaut ndaj Ilunga Makabus, në vitin 2016.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat