Tradhti pas tradhtie! Tradhtohet Kosova...

Boksi

Tradhti pas tradhtie! Tradhtohet Kosova...

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 15:52
New Delhi

Debate

Turpi nuk ka kufij! Mëkat i madh që iu mbyllen dyert kombëtares së Kosovës, që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në boks për femra (seniore), që mbahet në New Delhi të Indisë. Shteti indian u tregua joserioz dhe tradhtoi Federatën e Boksit Botëror (AIBA) dhe atë të Kosovës! Tradhti pas tradhtie. Para një viti përfaqësuesit e federatës dhe të shtetit indian ishin zotuar se nuk do të bëjnë pengesa për Kosovën, kështu ju ishte premtuar AIBA-s. Sepse ndryshe ata nuk do të mund ta merrni organizimin e një ngjarje të madhe sportive.

Ndodhi tradhtia! Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë veproi në mënyrë më të keqe të mundshme, refuzoi vizat për Kosovën, sipas tyre nuk e njohin Flamurin dhe Shtetin e Kosovës. E tëra bota është ngritur në këmbë, duke shkruar edhe mediat prestigjioze botërore, por kjo nuk i la përshtypje Ministrisë së Punëve të jashtme të Indisë. Indianët vendosen kokë në vete dhe për llogari të dikujt tjetër, apo i bën një shërbim Serbisë! Federata e Boksit e Kosovës kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe kishte aplikuar me kohën e caktuar, por kot së koti! Indisë i pengon Flamuri i Kosovës dhe nuk e njeh shtetin tonë!

As vet nuk e din ata arsyen përse janë kundër Kosovës, por kryekëput i pengon Kosova!  Ky është turp i madh për një shtet si India dhe që nuk ju qëndron në fjalët e saja që i kishte dhënë para një viti. Loja politike nuk ka kufij, sepse si është e mundur që Federata e Boksit e Indisë, Komiteti Olimpik i Indisë dhe Qeveria indiane të kërkojnë lëshimin e vizave, kurse Ministria e Punëve të Jashtme indiane mos t’i lëshojë vizat. Këto janë pisllëqe politike, në vijën zinxhirore të shtetit indian! Unë të them: lësho vizat, por jua atje mos i lëshoni. AIBA u dash të anulojë këtë garë dhe ta përjashton Indinë nga mekanizmat ndërkombëtar. Sepse kjo është një shkelje flagrante e rregullave sportive, diskriminim i një sportisteje dhe moslejimi i të drejtës së një shtetit që të garojë në Kampionatin Botëror.

Federata e Boksit e Kosovës është e barabartë me të gjitha federatat e shteteve tjera dhe të drejtën e pjesëmarrjes e kanë si të gjitha shtetet tjera, por një Indi që nuk ka kurrfarë kriteri dhe vepron për llogari tjera, pengon shtetin e Kosovës, ky është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Ramadan Selimi, kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, së bashku me Mehmet Bogujevcin, sekretarin e përgjithshëm dhe Latif Demolli zëdhënës dhe gjyqtar ndërkombëtar, luftuan deri në pikën e fundit, por Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë nuk lejoi të pajisen me viza delegacionin tonë. Ky është një turp në shekullin 21. Një akt primitiv dhe tronditës jo vetëm për botën sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat