Zac Efron ndahet nga e dashura pas pesë muajsh lidhje! Ja arsyeja

Bota e Yjeve

Zac Efron ndahet nga e dashura pas pesë muajsh lidhje! Ja arsyeja

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 07:52
Vanessa Valladares

Zac Efron dhe e dashura e tij australiane, Vanessa Valladares, janë ndarë vetëm pas pesë muajsh lidhje.

33-vjeçari dhe Vanessa rsportohet se u detyruan të ndaheshin për shkak të angazhimeve të punës së Zac, raporton “The Sun”.

Sipas burimeve aktori u detyrua të largohej nga Byron BAy në Adelaide për rolin që mori së fundmi në filmin “Gold”, ndaj distanca ka ndikuar shumë në marrëdhënien e tij me 25-vjeçaren.

Kjo vjen menjëherë pasi u raportua se çifti kishte blerë një shtëpi së bashku. Zac kishte vendosur që Australia të ishte vendbanimi i tij i përhershëm.

“Kur Zac vendosi që të vendosej në Australi, ai bleu edhe shtëpinë e parë bashkë me Vanessa-n. Puna e Zac dhe romanca në distancë për shkak se ai ishte i detyruar, me të vërtetë që kanë luajtur një rol të madh në marrëdhënien e tyre,”- tha një person i afërt me çiftin.

Për më tepër, burimi tha: “Miqtë shpresojnë që ata të ribashkohen, por marrëdhënia e tyre duket më shumë si një romancë e nisur gjatë pushimeve”.

Edhe pse u takuan për herë të parë në muajin korrik të këtij viti, u raportua se aktori i kishte blerë një unazë të dashurës së tij dhe e kishte surprizuar në 33-vjetorin e tij të lindjes në muajin tetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat