Kate Middleton do bëhet sërish teze, motra e saj e vogël në pritje të fëmijës së dytë

Bota e Yjeve

Kate Middleton do bëhet sërish teze, motra e saj e vogël në pritje të fëmijës së dytë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 10:32
Kate Middleton

Pippa Middleton raportohet se është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Motra e vogël e Kate, dukeshës së Kembrixhit, tashmë ka një djalë 2-vjeçar të quajtur Arthur me bashkëhortin James Matthews.

Foshnja që pritet të vijë në jetë së shpejti do bëjë sërish Kate Middleton teze. Dukesha është nënë e tre fëmijëve, Princit George, 7 vjeç, Princeshës Charlotte, 5 vjeç dhe Princit Louis 2-vjeçar me bashkëshortin, Princ William.

‘Pippa dhe James janë të entuziazmuar, është një lajm fantastik mes një viti të vështirë. E gjithë familja është e lumtur,’- tha një burim pranë familjes.

Çifti, që u martua në 2017 dhe jeton në Londër, besohet se është afër blerjes së një prone prej 72 hektarësh të quajtur Park Bucklebury Farm në Berkshire, e cila është afër shtëpisë së familjes Middleton.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat