“Kjo ka rëndësi”, Rina Balaj reagon për video-lojërat me krime lufte në Serbi

Bota e Yjeve

“Kjo ka rëndësi”, Rina Balaj reagon për video-lojërat me krime lufte në Serbi

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Rina Balaj

Në Serbi, së fundi në medie ka bërë bujë lajmi se janë krijuar video-lojëra me krime lufte, ku njërsa ndër to paraqet vrasjen e Adem Jasharit.

Kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta në publik, duke vënë në dukje se për këtë çështje duhet të merren masa.

Këngëtarja Dafina Zeqiri, me anë të një postimi tha se kryerja e krimeve të luftës tashmë është kthyer në lojë në Serbi.

Ndërsa, pas saj reagoi edhe Rina Balaj, e cila thotë se “Kjo ka rëndësi”, duke nënkuptuar se nuk duhet të anashkalohet një gjë e tillë sikur të mos jetë vërejtur.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj është “Zjarr”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat