Xhemi Shehu rrëfen: Ja ç’po ndodh me martesën dhe bizneset e mia

Bota e Yjeve

Xhemi Shehu rrëfen: Ja ç’po ndodh me martesën dhe bizneset e mia

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 07:54
Xhemi Shehu

U shfaq njëzet vjeç në ekran dhe është larguar si nënë e dy djemve, por ç’thotë Xhemi Shehu për largimin e papritur nga ekrani?

“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Kështu ka deklaruar ish-moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu në intervistën e saj të fundit, duke sjellë festë me fotot e saj.

Image

Për kopertinën e revistës “Who”, Xhemi ka rrëfyer detaje se si ka arritur të ruajë edhe etiketën “Gocë e mirë”, që e ka shoqëruar që në fillimet e saj në televizion e deri tani.

“Nuk e di, nuk është se e bëj me recetë këtë gjë. Ndoshta është për hir të tipit tim, që nuk para kam sulmuar të ngjashmit e mi në ekran, sepse unë mendoj gjithmonë që ka vend për të gjithë në ekran. Ndoshta është sepse unë asnjëherë nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes, mbase edhe sepse i kam hapur krahët çdokujt që ka ardhur për të punuar me mua. Nuk para kam qenë luftarake që t’i fus bërrylat (se kështu është bërë për t’u thënë) dikujt. Faktikisht kam parë punën time, kjo mbase më ka ndihmuar, por faleminderit, më bëhet qejfi që thonë kështu për mua,”- tha ajo.

Ndërsa në lidhje me kiminë skenike me ish-partnerin në “Portokalli”, Salsano Rrapin, të cilin e ka dhe shok të ngushtë, ajo thotë: “Po, është e vertetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”.

Image

Po me Enedën? “Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të!”.

Ama ka edhe të tjera miqësi brenda asaj trupe. “Shkoj shumë mirë me Salsanon, me Gazin, me Ledion. Tani unë mirë shkoj me të gjithë, që të kuptohemi, por me këta pak më shumë. Pastaj dhe me Albana Perhatin, Algionën edhe me Flor Binajn, me të cilin kam pasur më tepër marrëdhënie kur kam qenë në sezonin e parë fare. E njoh më përpara se Gazin, se Salsanon, por tani nuk është se bëhemi shumë”.

Duket folur për eksoperincën e saj në “Portokalli” ajo thotë: “Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli’. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’, sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.”

Image

Sa për “Portokallinë”, nga pozitat e publikut ajo thotë: “Të dielën e parë, po, po e pashë, pastaj të dytën nuk e shtyva dot, e lashë përgjysmë. Por jo se nuk isha unë. Mendoj se i mungonte regjisori atij programi”.

Në lidhje me largimin nga “Top Channel”, ekrani ku u rrit, ajo thotë: “Pati pak gjullurdi ngaqë unë nuk është se lëviz nga një ekran në tjetrin, ky ishte dhe faktori kryesor që u bë lajm. I lë të flasin, sepse e di që gjithmonë do flasin, gjithmonë do kenë diçka për të thënë”.

Ajo ka ndaluar edhe te miqësia speciale me Arbana Osmanin: “Me Arbanën jam njohur dhe kam bashkëpunuar për herë të parë gjatë ‘Top Fest 3’, por shoqërinë e kemi krijuar gjatë ‘E Diell’, në 2008-ën. Që prej asaj dite jemi lidhur përjetë le të themi. E kam më shumë se shoqe, e konsideroj familje dhe jam me fat për këtë gjë!”.

RRËFIMI I XHEMIT PËR MARTESËN DHE BIZNESET: VISI ËSHTË I BUTË ME FËMIJËT, UNË JAM XHANDARI!

Xhemi Shehu e konsideron këtë ikje nga ekrani për t’u marrë me bizneset e saj që ajo ka drejtuar: palestra, qendra estetike dhe parukeria te Kodra e Diellit: “Nuk është periudha më e mirë për bizneset, prandaj jam munduar ta marr me qetësi! Po i kushtoj më tepër kohë dhe vëmendje familjes dhe jam me shpresë e sipër që gjërat do rregullohen vitin që vjen ku mund të impenjohem 100% me të gjitha këto, gjithmonë nëse do jemi mirë. Po, ika nga ekrani si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës”.

Se si sillet si nënë ajo e tregon vetë: “Oooo, unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu.

Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira. Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me “JO”-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre. Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”.

Image

Sa për ngjashmërinë e madhe që kanë fëmijët me të, ajo thotë: “Visi, jo, nuk mërzitet që fëmijët kanë hijen time, të paktën i vogli është ‘copy-paste’ si unë, kurse Martini i madhi, jo, ka tiparet e Visit. Vetëm ka hijen time, ka ngjyrat e mia, është bardhosh dhe prandaj njerëzit ngatërrohen dhe mendojnë se më ngjan mua. Por as unë nuk mërzitem që ai i ngjan Visit, se fundja me të e bëra (qesh)”.

Duke folur për darkat në shtëpi me fëmijët dhe çfarë sheh në ekran, Xhemi tregon: “Zakonisht në ekran shoh vetëm atë çfarë më vënë fëmijët, nuk para e kam unë telekomandën në dorë, por në darkë gjej kohë për veten, dhe shoh diçka qetë, filmat në ‘Netflix’ dhe ‘Grande Fratelo VIP’ te ‘Cannale 5’. Vetëm këto momentalisht”.

Ndërsa pyetjes nëse do ta rimendojë rikthimin, ajo e thotë me bindje: “Jo, jo, e thashë, e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat