Fifi marton motrën e saj, por urimi epik i këngëtares tërheq vëmendjen e të gjithëve

Bota e Yjeve

Fifi marton motrën e saj, por urimi epik i këngëtares tërheq vëmendjen e të gjithëve

Më: 3 janar 2021 Në ora: 15:37
Fifi

Motra e Fifit ka kruroëzuar dashurinë e saj me martesë ditën e sotme. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar motrës jetë të lumtur, por në fund të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen urimi që Fifi ka bërë për veten e saj.

“Urime nusja më e bukur në botë. Urime dashuia ime. Inshallah je e lumtur e ju shkon jeta omël bashkë gjithmonë edhe e ngreh atë këmbë zvarrë e ma lëshnon renin. Të dua motër”, ka shkruar Fifi.

Të njëjtën gjë i kanë uruar edhe fansat këngëtares, që shumë shpejt ta shohim edhe atë të veshur me fustan të bardhë. Por këngëtarja ka treguar se jeta e saj është shumë e trazuar dhe se këto kohë gjërat kanë ndryshuar. Para disa ditësh ajo pranoi se është ende e dashuruar, por nuk ka pranë njeriun e saj të zemrës, për të cilin ka ndjenja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Kur u pyet nga ndjekësit nëse është me atë që dashuron, këngëtarja u përgjigj:

“Fatkeqësisht apo fatmirësisht Zoti nuk të jep çdo gjë në jetë… Ama s’ka më të bukur se dashuria… thjesht dashuroni njerëz dhe nëse nuk mund ta keni kurrë. Dashuria është jetë e frymë”.

Image
Insta

Fifi zbuloi para disa muajsh se ajo kishte bërë një tatuazh me emrin “stracciatella” në krahë, dedikuar djalit që dashuron. Pavarësisht se Fifi nuk i ka pasur mirë punët e zemrës këto kohë, duket se është gati që ta shikojë veten nusen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat