Mbretëresha e Spanjës riciklon fustanin blu, të gjithë kthejnë kokat!

Bota e Yjeve

Mbretëresha e Spanjës riciklon fustanin blu, të gjithë kthejnë kokat!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:43
Letizia I

Ka rënë prej kohësh në sy për pamjen dhe stilin e saj, ndaj nuk është cudi që sa hertë shfaqet në publik, mbretëresha Letizia e Spanjës tërheq shumë vëmendje.

Monarkja, nënë e dy fëmijëve dhe i shoqi, Mbreti Felipe, organizuan këto ditë pritjen tradicionale vjetore për Trupat Diplomatike të akredituar në vendin e tyre. Letizia I mahniti të pranishmit me fustanin e gjatë blu, të puthitur pas trupit dhe i mbyllur me kopsën në njërën anë.

Fustanin, pjesa e sipërme e të cilit ngjason pak me një xhaketë, e kishte veshur edhe edhe vitin e kaluar për Pascua Militar.

Image
Letizia I

Padyshim, format perfekte fizike të mbretëreshës ia shtojnë edhe më shumë hijeshinë veshjeve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat