Pasi i postoi foton nga spitali, Fation Kuqari zbulon pak nga kënga “Maniac” e Fifit

Bota e Yjeve

Pasi i postoi foton nga spitali, Fation Kuqari zbulon pak nga kënga “Maniac” e Fifit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Fationi

Pak ditë më parë, Fation Kuqari, postoi në “Instastory” një fotografi me të cilën shqetësoi të gjithë fansat e Fifit. Këngëtarja e njohur shfaqej e shtruar në spital teksa ishte pa ndjenja.

Gjithashtu Fifi shihet edhe e rrethuar nga disa aparatura që i matin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.

Por kjo foto duket se është shkëputur nga xhirimet e projektit të tyre të përbashkët muzikor. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka zbuluar se do të marrë pjesë në një nga videoklipet e Fifit.

Image
Insta

Ndërsa sot, Fationi ka publikuar një video në “Instastory” ku duket se është në makinë. Ai tregon se po dëgjon këngën e re të Fifit ku do të jetë protagonist.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat