Feston sot ditëlindjen, por çfarë ka ndodhur me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian një dekadë pas ndarjes së tyre?

Bota e Yjeve

Feston sot ditëlindjen, por çfarë ka ndodhur me ish-bashkëshortin e Kim Kardashian një dekadë pas ndarjes së tyre?

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Kris Humphries

Ka kaluar mbi një dekadë që kur Kim Kardashian dhe Kris Humphries nisën romancën pasi u takuan për herë të parë në dhjetor të 2010-ës.

Pas pesë muajsh, dyshja vendosi të fejohej dhe në vitin 2011 u martuan.

Ata realizuan një ceremoni madhështore me të afërmit dhe të dashurit e tyre, që u kushtoi plot 6 milion paund.

Image

Sidoqoftë, romanca e tyre dështoi vetëm pak muaj pas martesës, duke bërë që të cilësohet ende sot si një ndër martesat më të shkurtra në Hollywood.

Vetëm 72 ditë pas dasmës, Kim doli në titujt kryesorë të gazetave e fill pas kësaj, ajo kërkoi divorcin nga ylli i basketbollit.

Sot ai feston 36-vjetorin e lindjes, por nuk ka gjasa që Kim t’i bëjë një urim.

Por çfarë ka ndodhur me Kris?

Aktualisht ai ka dalë në pension përsa i përket karrierës së suksesshme sportive dhe ka filluar të merret me pasuri të patundshme.

Image

Ndarja nga Kim Kardashian nuk qe e lehtë për të.

Kris ishte shumë i famshëm si ylli i basketbollit  përpara se të niste romancën me Kim, por lojtari ka thënë se ndarja pati pasoja edhe në reputacionin e tij.

Pavarësisht këtyre, ai është shprehur më parë se marrëdhënia mes tyre ka qenë 100% e vërtetë.

Kris vendosi të qëndronte larg syrit të publikut, prandaj u zhvendos në Minesota.

Në vitin 2019, lojtari i “NBA” njoftoi zyrtarisht se do të tërhiqej nga basketbolli. Është raportuar se tashmë drejton një zinxhir restorantesh “Five Gyus”.

Edhe pse është munduar të qëndrojë sa më larg vëmendjes, në fund muajit janar ai u fotografua nën shoqërinë e modeles Neyleen Ashley.

Nga ana tjetër, Kim Kardashian ka nisur procedurat e divorcit me Kanye West.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat