Të gjithë janë të bindur se Orinda dhe Turi po presin fëmijën e parë 3 vite pas martesës

Bota e Yjeve

Të gjithë janë të bindur se Orinda dhe Turi po presin fëmijën e parë 3 vite pas martesës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Orinda Huta

Tri vite pas ceremonisë VIP të dasmës në një pyll të magjepsur, çifti simpatik, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, flitet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Fotot që ngritën dyshime dhe i bënë të gjithë të flasin për këtë histori, ishin dhe arsyeja e këtij lajmi, që çifti nuk e kanë mohuar. Disa ditë më parë, çifti i njohur, producenti i “Klanifornia” dhe prezantuesja e “Jo vetëm modë”, ndanë një foto të ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale teksa shijonin dëborën në ballkonin e shtëpisë së tyre.

“Shtëpi, e bekuar!” ishin fjalët që moderatorja shkroi krahas fotos, ku çifti pozuan të përqafuar, duke i mbajtur të dyja duart te barku i Orinda Hutës. Dhe ky detaj duket se s’u ka shpëtuar ndjekësve, pasi duket si një shenjë nga ana e tyre se janë në pritje të ëmbël.

Image

Dyshimet u nxitën edhe nga dy mikeshat e tyre të familjes, Marcela Lati dhe Xhemi Shehu, të cilat kanë lënë në koment nga tre zemra, nga një për secilin prej tyre, duke zbuluar kështu sekretin e çiftit. Marcela Lati, një prej tre zemrave në koment e ka rozë, gjë që nxit dyshime se bebi që pritet të vijë në jetë është vajzë, nëse me të vërtetë Orinda Huta është në pritje të ëmbël.

“Edhe unë tri zemra them që janë”, shkroi një ndjekëse e moderatores, krahas komentit të Xhemi Shehut. Ndërsa një tjetër shkroi: “Uroj që të jeni tre!”.

Po ashtu, në një foto të publikuar sot nga Orinda Huta në rrjetet sociale, mund të vihet re që barku i saj është pak i rrumbullakosur, duke pasur parasysh që ka një trup të tonifikuar. Një detaj tjetër që vihet re është se në fotot e fundit të saj ka pozuar me veshje të gjera. Çifti i njohur i ekranit, Turjan Hyska dhe Orinda Huta, në 27 korrik 2017 kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare me martesë.

Image

Aq shumë vite kanë ata të lidhur, sa duket sikur janë rritur bashkë. Kujtojmë që ku u njohën, Turi ishte një student 21-vjeçar dhe Orinda në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçe. Vitin e kaluar Orinda Huta festoi për herë të parë ditëlindjen afër “Sanremos”, por larg bashkëshortit të saj, Turi Hyska.

Së bashku me Drini Zeqon, Orinda iu drejtua vendit fqinj për një arsye të rëndësishme, pasi Alketa Vejsiu u ngjit në skenën e “Sanremos” si një nga prezantueset e përzgjedhura për atë edicion.

Orinda dhe Drini Zeqo do të raportonin nga prapaskenat për të zbuluar detajet dhe momentet më interesante të kësaj eksperience. Pak kohë më parë, Orinda zbuloi dhe disa detaje në lidhje me karakterin e saj rebel, bashkëngjitur një postimi për të ëmën.

“Ma nxore shkumën moj vajzë… Tani nuk ndodh më ta thuash, përkundrazi, por unë e di që të kam lodhur shumë, sepse kam qenë vajzë rebele dhe nuk e çaja shumë kokën! Ti më ke dashur shumë gjithmonë dhe shpeshherë jam ndjerë si e preferuara, edhe pse të ngacmoja se doje më shumë djalin. Unë nuk njoh grua më të fortë, më të mirë dhe më të dashur se ti. Faleminderit Zotit që të kemi!”, shkruante Orinda.

Momentalisht, ajo i është kushtuar emisionit të saj në “TV Klan”, “Jo vetëm modë”, dhe duket se do ta shohim shumë gjatë si moderatore në ekran. Orinda Huta tashmë është martuar me moderatorin Turjan Hyska dhe nuk ka ngurruar të rrëfejë detaje të një nuseje të mirë.

Image

Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre 10- vjeçare me një superceremoni VIP, me 300 të ftuar. Ajo nuk hezitoi të zbulonte pak kohë më parë dhe detajet e dasmës, përfshi ankthin e të ftuarve dhe shiut që mund t’u prishte dasmën në ambient të hapur: “Si fillim, me përgatitjet e dasmës është marrë Turi”.

Ndoshta mund t’ju bëjë çudi, por kështu ka ndodhur, pasi siç rrëfen Orinda, ditët e fundit ajo ishte totalisht shumë e pavendosur. Ndërsa për ankthin e shiut tregoi: “Sapo u zgjova pashë qiellin e vranët. Pastaj u ula në lagje, piva një kafe me motrën dhe kur më vjen mesazhi nga shërbimi meteorologjik: “Jo, nuk ka shi, e sigurt 100 për qind”.

“Sa kthej kokën pas, shiu me gjyma”. Ajo tregoi se në dasmë të gjithë erdhën me vonesë, përfshi edhe familjarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat