Anya Taylor-Joy arrin gjysmë milionë dollarë në bankë, pas suksesit të filmit “The Queen’s Gambit”

Bota e Yjeve

Anya Taylor-Joy arrin gjysmë milionë dollarë në bankë, pas suksesit të filmit “The Queen’s Gambit”

Më: 25 mars 2021 Në ora: 12:06
Anya Taylor-Joy

Aktorja Anya Taylor-Joy ka arritur që të jetë ndër më të popullarizuarat kohëve të fundit.

Një gjë e tillë vjen pas rolit të saj kryesor në filmin “The Queen’s Gambit”, që pati një sukses të jashtëzakonshëm.

24-vjeçarja tani raportohet se jo vetëm që u bë edhe më e njohur, por edhe më e pasur.

Image

Sipas The Sun, Anya në vitin 2020 ka arritur të ketë pasuri prej 645,412 dollarë nga ajo që kishte në vitin 2019, prej 148,477 dollarë.

Pas disa shpenzimeve që ajo është dashur të bëjë patjetër, rezulton se aktorja ka pasuri prej gjysmë milionë dollarësh.

Rritja e pasurisë së saj vjen padyshim nga filmi, për të cilin ajo ka menduar që të hedh ide për sezonin e dytë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat