Në festën e 4-vjetorit të Tian, babi Patris ishte i pranishëm edhe pse jo fizikisht

Bota e Yjeve

Në festën e 4-vjetorit të Tian, babi Patris ishte i pranishëm edhe pse jo fizikisht

Më: 3 maj 2021 Në ora: 06:47
Tuna dhe Patris Berisha me djalin e tyre

Tian, djali i Tunës dhe Patris Berishës ka festuar 4-vjetorin e lindjes dhe festa ka qenë fiks siç ai e ka kërkuar. I vogli ka gëzuar mes miqve të tij rrethuar nga dekori me kryefjalë pushtimin alien, që siç kuptohet është fiksimi i momentit për Tian.

Tuna ka organizuar gjithçka, e për ta ururar para gjithë publikut shkroi: “4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi. Pafundsisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde, duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta e sinqerta marrë ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”.  

Mes gjithë vëmendjes dhe urimeve që mori Tian, nuk mungoi dhe një nga Patris, i cili publikoi një foto të të birit dhe shkroi: “Tian 4 vjeç”.

U vu re ama mungesa e babait në ditëlindjen e Tian, pasi nga ky i fundit nuk pati as edhe një postim prej festës. Kjo na lë të kuptojmë se marrëdhënia mes Tunës dhe Patris vazhdon të jetë ca e tensionuar që prej ndarjes, e gjërat nuk janë sheshuar akoma.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat