Urrejtjes në ‘Instagram-in’ e Elitës i përgjigjen ata që e mbështesin me dashuri

Bota e Yjeve

Urrejtjes në ‘Instagram-in’ e Elitës i përgjigjen ata që e mbështesin me dashuri

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 08:27
Elita Rudi

Elita Rudi është përballur sërish me urrejtje virtuale si shumë personazhe publikë, po veçanërisht nënat e reja.

Moderatorja ka publikuar disa video dhe një nga mesazhet që i ka ardhur si reagim ishte për fizikun e saj. Dikush i thotë të dobësohet në mënyrën më të ashpër të mundshme dhe sigurisht që ajo reagoi. “E shkreta ti për edukatën dhe negativitetin tënd. Mos hapni profile fallco më pas kur përgjigjen e merrni njësoj”, u shpreh Elita.

Kaq tha moderatorja, po sa dashuri e mirëkuptim erdhi pas këtij mesazhi.

Dhjetra gra e vajza i kanë dërguar mesazhe mbështetëse. Në momente të tilla ka kaq shumë rëndësi të kuptosh se ke pranë njerëz që të duan e të ndjekin për atë që je.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat