Billie Eilish revoltohet me “trendin” që shumë të famshëm po vendosin…

Bota e Yjeve

Billie Eilish revoltohet me “trendin” që shumë të famshëm po vendosin…

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:07
Billie Eilish

Billie Eilish është një nga ato këngëtare, e cila shquhet për opinionet e saj të sinqerta. Së fundmi ajo ka reaguar tejet e revoltuar, ndaj të gjithë atyre të famshëm të cilët mohojnë se kanë kryer operacione plastike, duke krijuar në këtë mënyrë standarde jo të vërteta bukurie.

Kënga më e re e saj “OverHeated”, i kushtohet problemeve me bullizmin ndaj peshës trupore dhe u dedikohet atyre të famshëm që kanë “trupa plastikë’. “Nuk është puna ime, por a nuk lodheni duke pozuar për fotografi me atë trup plastik?”, është një pjesë e këngës.

Këngëtarja në një intervistë për “The Guardian”, foli më me detaje për qëndrimin e saj, ku ndër të tjera tha,  “OverHeated” është për të gjithë ata njerëz që promovojnë standarde trupore të pavërteta.

Nuk ka asnjë të keqe të bëni operacione plastike, bëni atë që ju bën të lumtur. Thjesht problemi qëndron kur e mohoni dhe thoni: ‘Kjo jam e gjitha unë, natyrale dhe nëse edhe ju do të përpiqeshit më shumë do të ishit si unë’. Kjo më inatos pafund. Është diçka shumë e keqe për të rinjtë kur shohin këtë gjë.

Shikoj njerëz në rrjete sociale që duken ashtu si unë nuk dukem kurrë. Dhe menjëherë pyes veten se si duken ato në atë mënyrë. E di që këto janë të domosdoshme në këtë industri, gjithashtu e di se çfarë përdorin në foto për t’u dukur perfektë dhe unë e kuptoj se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. Gjithsesi kjo më bën të ndjehem shumë keq”.

Image
Billie Eilish
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat