Aurela Hoxha publikon foto me të birin e porsalindur

Bota e Yjeve

Aurela Hoxha publikon foto me të birin e porsalindur

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:05
Aurela Hoxha

Prej disa muajsh, modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë. Ajo, fillimisht e mbajti lajmin e fshehtë, por që e konfirmoi kur media të ndryshme kishin filluar të shkruanin.

Aurela ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Alaron. Këtë të fundit e zbuluan dy miqtë e modeles, Endrit Mërtiri dhe Dorina Gegiçi. Ata postuan disa foto së bashku duke shkruar “Xhaxhai më cool dhe tezja e Alaron”.

Ndërkohë, së fundmi, Aurela ka ndarë në InstaStory një foto teksa kujdeset për të birin në rrezet e diellit, e veshur me bikini.

Image

Ajo që bie në sy edhe këtë herë janë format perfekte të modeles, të cilat edhe pse është bërë nënë, vazhdojnë të jenë po aq seksi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat