Detaji i vockël prej “Barbie girl” në duart e Luana Vjollcës

Bota e Yjeve

Detaji i vockël prej “Barbie girl” në duart e Luana Vjollcës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 00:22
Luana Vjollca

Nëse e ndiqni Luanën në Instagram a e keni vënë re një detaj? Në çdo dalje, moderatorja mban me vete diçka që e bën të duket si Barbie.

Po flasim për çantën e vogël ngjyrë rozë që kohët e fundit e kemi parë shpesh në fotot e saj.

Dhe e bukura është se Luana di ta kombinojë me çdo veshje dhe look. Diku e ka mbajtur këtë çantë për një darkë, diku tjetër për një set fotografik.

Një herë e kombinon me veshje sportive, një herë me veshje casual. Për më tepër nuk e vret aspak mendjen për t’u veshur me të njëjtat ngjyra si çanta.

Diku e ka kombinuar me xhinse, bluzë të verdhë e këpucë lejla, diku tjetër me portokalli e bezhë. Me një detaj kaq të vogël dhe Luana shfaqet gjithnjë me stil.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat