Elita dhe Gjiko nisin pushimet

Bota e Yjeve

Elita dhe Gjiko nisin pushimet

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 10:53
Gjiko dhe Elita Rudi

Pas një sezoni intensiv me koncerte, Gjiko më në fund ka gjetur kohën për pushime me familjen.

Elita ka postuar disa foto ku tregon se së bashku me djalin dhe vajzën po pushojnë në jug të Shqipërisë, edhe pse kushtet atmosferike nuk janë shumë të favorshme pasi verës po i vjen fundi.

Por mesa duket familja e do plazhin vetëm për vete në këtë periudhë ku jugu fillon të zbrazet.

Elita ka publikuar foto nga udhëtimi i tyre duke bërë edhe një retrospektivë nga pushimi i vitit të kaluar kur ishin tre ndërsa tani janë katër me vajzën, Botën.

“Ishim tre u bëmë katër. Shumë gjëra mund të ndodhin brenda një viti”-shkruan Elita.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat