Berlusconi zyrtarizon lidhjen e re me deputeten e Forza Italia, historia e dashurisë zgjat prej një viti

Bota e Yjeve

Berlusconi zyrtarizon lidhjen e re me deputeten e Forza Italia, historia e dashurisë zgjat prej një viti

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 19:31
Berlusconi, Marta Fascina

Me një look të ri, Berlusconi i cili prej vitesh ka bërë ndërhyrje në fytyrë shfaqet dorë për dore me deputeten e re të Forza Italia në kopshtin e vilës në Arcore, si për të treguar se lidhje me të është serioze.

85 vjeçari është në një histori dashurie me të prej më shumë se një viti. Të dy u shfaqën bashkë, pa asnjë kompleks (e pse duhet të kishte) në festën e ditëlindjes se Berlusconit, ku ka ftuar miqtë më të mirë, nipërit e mbesat.

Gruaja që i ka marrë zemrën Berlusconit e që shfaqet në foto quhet Marta Fascina, 31 vjeçe. Ajo është deputete e Forza Italia që nga viti 2018. E veshur me një fustan ngjyrë blu e hapur, me jakë të tyltë me ngjyrë të bardhë ka zgjedhjë të jetë edhe kombinuar me kostumin e Silvio Berlusconit, ose ky i fundit me të dashurën e tij.

Ishte 31 vjeçarja e cila postoi foton në rrjetet sociale ku e thërret Berlusconin në urimin për ditëlindjen: Dashuria ime. Gëzuar ditëlindjen!

Por si nisi historia e tyre e dashurisë?

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i dha fund marrëdhënies 12-vjeçare me Francesca Pascale-n në vitin 2020. Dhe shkaku ishin ndjenjat që kishte krijuar ndaj Marta Fascina-s. Me Martën, Berlusconi njihej prej kohësh që kur ajo punonte në fondacionin e Milanit.

Një foto e Berlusconit në shtrat postuar mesa duket padashje nga e dashura e tij Marta, xhiroi rrjetin. Marta e fshiu sërish, por dikush që e ndiqte në rrjetet sociale e tepër i shpejtë e ruajti foton që bëri bujë prej ditësh në rrjet.

Fotot e Berlusconin me Martën, të cilët kanë diferencë prej 54 vitesh qarkulluan në fakt prej vitit të kaluar, ku u fotografuan herën e fundit duke pushuar bashkë në Sardenja.

Image
Berlusconi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat