Dafina Zeqiri publikon albumin e ri

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri publikon albumin e ri

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 12:18
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e shumëpritur “Dafinë Moj”. Albumi përmban 14 këngë, mes së cilash dhe bashkëpunime me reperin Buta, Argjentina Ramosaj, Mc Kreshën, Tunën dhe sigurisht partnerin e saj, DJ Geek.

Ky album është tejet i veçantë për këngëtaren pasi tregon një anë tjetër të saj mbi jetën dhe eksperiencat personale.

Kënga e parë e albumit me të njëjtin titull ka një rëndësi të madhe për të pasi pjesë është dhe e ëma, Melihate Zeqiri.

Të ardhurat që do të vijnë nga shitja e këtij albumi do të shkojnë për fëmijët autikë.

Këngët mund t’i ndiqni dhe në Youtube. 

Image
Dafina Zeqiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat