Iva Aliko nuk di të ndalet në transformimin e saj: Kam vendosur të kem muskuj si meshkujt dhe të shfryj buzët

Bota e Yjeve

Iva Aliko nuk di të ndalet në transformimin e saj: Kam vendosur të kem muskuj si meshkujt dhe të shfryj buzët

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Iva Aliko

Këngëtarja Iva Aliko ka çuditur me rrëfimin e saj më të fundit në ekran. Ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëra Live” në “Top Channel”, ajo tha se nuk do të ndalet në transormimin e saj.

Ndër të tjera tregoi se do t’i shfryjë buzët dhe po punon për këtë gjë, duke theksuar se fokusi tani është vetëm stërvitja, njësoj si djemtë dhe shëndeti.

“Jam shumë pro stërvitjes, ushqimit të shëndetshëm. Në ekzagjerime nuk jam pro asnjëherë. Dua thjesht të merrem me trupin tim. Një ndër sportet më të shtrenjta që kërkon durim, kohë. Që nga ushqimi, suplementet, proteina, s’mund të them ndonjë shifër në muaj. Quhet sporti i të pasurve”, tha Iva.

Kujtojmë se Iva gjithmonë është komentuar për ndërhyrjet estetike në trup dhe fotot provokuese, imazh nga i cili ajo po largohet dita-ditës. E pyetur nga Arian Çani se si është tashmë jeta e saj seksuale, pas këtij ndryshimi në fizik, Iva u shpreh se ajo tani i është përkushtuar plotësisht pasionit të saj dhe nuk është marrë me asnjë gjë tjetër, por sipas saj dihet që sporti krijon një jetë seksuale më të shëndetshme.

Image

Modelja Iva Aliko ka hequr dorë nga gjithçka për të ushtruar në palestër si profesioniste e vërtetë dhe i gjithë mundi i është shpërblyer pasi u shpall kampione e Shqipërisë në “Body Fitness” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding.

Transformimi i saj i ka lënë të gjithë pa fjalë pasi më parë komentohej për format bombastike dhe për sensualitetin, ndërsa tani ka më shumë muskuj falë stërvitjes dhe regjimit ushqimor. Aliko ka rrëfyer se pasioni i saj momentalisht është bodybuilding dhe ka hequr dorë nga jeta e natës, për të mos u tunduar nga alkooli.

“Fatmirësisht kam pasur fatin që të kem një gjenetikë gati perfekte edhe kur nuk jam stërvitur si tani! Celulit thuajse nuk kam pasur fare, kam pasur forma me bollëk atje ku i duhen një femre. Thjesht është një pasion, momentalisht ky është pasioni im”, tha ajo. Në lidhje me dietën që e ndihmoi të transforhej ajo tregon:

“Tre të bardha vezësh dhe tërshërë në mëngjes. Ndërsa më pas me fileto, sallata apo gjëra të shëndetshme. Shumicën e kohës haja në makinë dhe njerëzit thoshi: ‘Po kjo?!’. Ka shumë femra që fillojnë palestrën dhe e stopojnë, para verës janë të mbipopulluara.

Por kërkon regjim konstant gjatë gjithë vitit. Të mos llogarisim pastaj miqtë që i redukton për të mos u tunduar nga ndonjë ushqim apo ndonjë gotë alkool. Kam hequr dorë nga gjithçka!”.

Të gjithëve u është dukur i habitshëm transformimi që ka bërë, sepse fansat e saj janë mësuar gjithmonë që ta komentojnë për format bombastike dhe sensualitetin e saj. Ajo shprehet se trupi i saj me muskuj është rezultat i një sakrifice me stërvitje dhe regjim titan.

“Të dashur miq dhe dashamirës! Mundi dhe sakrifica gjithnjë shpërblehet. Kaq vite stërvitje dhe regjim titan, kaq shumë durim dhe vetëmohim për kauzën e madhe të njohjes së limiteve të tua. Sapo u shpalla Kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar 2021.

Ky vlerësim për mua është një përgjegjësi për të përfaqësuar vendin denjësisht në kampionate ndërkombëtare, si dhe uroj që ky çmim të jetë një ftesë për angazhimin e më shumë vajzave në sportin magjik të kulturizmit.

Falënderoj për besimin SPnë e Federatës së Bodybuilding, z.Rando Kukeli, trajnerin tim të palodhur, kampionin Abdul Fauaz dhe kampionin, z. Marin Meksi, për të gjithë këshillat e tij të vyera. Faleminderit të gjithë atyre që besojnë në forcën e femrës!”, shkruante Iva Aliko.

Sporti i bodybuilding është konsideruar gjithmonë si sport mashkullor. Menjëherë të vijnë ndërmend burrat si “herkul” apo Arnold Schearzenegger në kohën e tij të artë. Në Shqipëri ka vite që po punohet për masivizimin e këtij sporti te meshkujt.

Problemi ka qenë te femrat, të cilat nuk e kanë përqafuar lehtë dhe numri i garuesve dhe personave që merren me bodybuilding është i vogël. Më 13 qershor u mbajt kampionati i këtij sporti dhe morën pjesë vetëm 5 vajza. Mes konkurrenteve ra në sy pjesëmarrja e Iva Alikos, që fitoi dhe çmimin e “Women’s Body Fitnes”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat