Alec Baldwin fortografohet duke shëtitur me gruan

Bota e Yjeve

Alec Baldwin fortografohet duke shëtitur me gruan

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 23:30
Alec Baldwin

Ndonëse kanë kaluar vetëm pak ditë nga vdekja e drejtoreshës së fotografisë Halyna Hutchins nga arma që mbante aktori gjatë xhirimeve të filmit “ Rust ”, jeta vazhdon.

Alec Baldwin është fotografuar duke ecur në rrugë me grun e tij Hillary, dhe fëmijën e vogël. Të veshur rastësisht dhe me rroba të errëta, Alec Baldwin dhe e dashura e tij ecin ngadalë me fëmijën e tyre në një karrocë.

Në fakt, Hillary, edhe pse jemi në fillim të nëntorit, ka veshur sandale dhe kjo pasi siç dëshmon para shëtitjes, ajo kishte caktuar një takim në një sallon bukurie për pedikyr.

Pak javë më parë në xhirimet e filmit “ Rust ”, aktori vrau fotografen Halyna Hutchins, pasi arma rezultoi të kishte plumb real.

Deri më tani asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij, ndërsa hetimet vazhdojnë. Aktori ka rrëfyer më herët se është i shkatërruar nga ajo që ndodhi, pasi Halyna ishte mikja e tij.

Image
Alec Baldwin
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat