Pas shumë kohësh Meghan dhe Harry shfaqen në tapetin e kuq dhe na mahnitën

Bota e Yjeve

Pas shumë kohësh Meghan dhe Harry shfaqen në tapetin e kuq dhe na mahnitën

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:28
Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry u shfaqën në tapetin e kuq të Muzeut Intrepid Air & Space Salute to Freedom Gala në Nju-Jork dje në mbrëmje. Meghan kishte veshur një fustan të kuq, Carolina Herrera me jakë V, të dizajnuar për të nga drejtori kreativ i markës, Wes Gordon si pjesë e koleksionit para vjeshtës 2022. Dukesha e Sussex-it i mbajti flokët topuz, duke kombinuar pamjen elegante me vathë diamanti, byzylykë ari dhe këpucë të kuqe.

Harry kishte veshur një smoking të zi dhe mbante një lulëkuqe në xhaketën e tij, një simbol përkujtimi për veteranët dhe ata që shërbenin në Mbretërinë e Bashkuar. Meghan gjithashtu kishte një lulëkuqe, fiksuar në anën e majtë të fustanit të saj.

Çifti eci dorë për dore teksa kalonin në tapet, përpara se të hynin në event, ku Harry do të bënte një prezantim të veçantë.

Përveç homazheve për burrat dhe gratë që i shërbejnë vendit, eventi nderoi edhe kryetarin dhe CEO-n e iHeartRadio, Bob Pittman, si dhe artistin muzikor dhe humanitar Jon Bon Jovi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat