Gjiko shkruan fjalët më të bukura për gruan e tij të jetës

Bota e Yjeve

Gjiko shkruan fjalët më të bukura për gruan e tij të jetës

Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:18
Elita Rudi dhe Gjiko me femijet e tyre

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizzit. Dyshja e famshme, të cilët kanë dy fëmijë, nuk kanë nguruar asnjëherë të shprehin publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Së fundmi, reperi ka bërë një dedikim emocional për moderatoren.

Gjiko ka publikuar një kolazh me disa fotografi nga momentet kur Elita ka sjellë në jetë fëmijët e tyre, krahas së cilave ka shkruar se ndihet krenare për të ndërsa vë në pah sakrificat e shumta që ka bërë moderatorja për familjen e tyre.

“Ishe një vajzë e re kur u njoftuam.

Gjatë udhëtimit tonë së bashku në këtë jetë jam dëshmitar i tranzicionit tënd në një grua magjepsëse që obligimet familjare dhe përgjegjësitë e tua ndaj neve nuk i le anash.

Sakrifikove shumë netë pa gjumë, shumë dëshira të tuat personale vetëm që ne mos ta ndiejmë mungesën tënde, mos me e ndjerë shtëpia mungesën e nënës. Urime 8 Marsin gruaja ime. Të duam shumë.“, ka shkruar Gjiko.

Image
Gjiko ne Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat