“Unë jam princeshë, nuk jam femër palidhje”, konkurrentja nga Kosova shpërthen në “Për’puthen”

Bota e Yjeve

“Unë jam princeshë, nuk jam femër palidhje”, konkurrentja nga Kosova shpërthen në “Për’puthen”

Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:27
Filloreta

Së fundi pjesë e "Për'puthen" është bërë Filloreta Pira nga Kosova.

Që nga hyrja e saj ajo ka shprehur pëlqimin dhe se pjesë e “Për’puthen” është bërë për Mevlanin.

Por Mevlani ka shprehur pëlqimin edhe për një konkurrente tjetër, Efin.

Image
Filloreta

Pak ditë më parë Mvelani ftoi Efin në një kërcim, dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Filloretës, e cila lëshoi studion gjatë kërcimit të tyre.

Mbrëmjen e djeshme gjatë “Për’puthen Prime”, ajo dhe Mevlani u përballën me njëri-tjetrin për të sqaruar situatën.

Mirëpo, gjërat mes tyre vetëm sa u përkeqësuan. Filloreta nuk i kurseu britmat ndaj Efit, ndërsa Mevlanit nuk i pëlqeu sjellja e saj dhe e braktisi në përballje.

E derisa ato diskutonin me njëra-tjetrën, Filloreta iu kundërvu Efit duke i thënë se përball ka një princeshë, dhe jo një femër palidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat