I dashuri i Rita Orës: Shpesh ngatërrohem për homoseksual

Bota e Yjeve

I dashuri i Rita Orës: Shpesh ngatërrohem për homoseksual

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:54
Taika Waiti dhe Rita Ora

I dashuri i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, regjisori Taika Waititi, ka dhënë së fundmi një intervistë për WIRED, ku ka folur në tërësi për karrierën dhe jetën e tij private.

Ndër të tjerash, ai në një moment ka thënë se shpesh “ngatërrohet për homoseksual”.

Regjisori fitues i çmimit “Oscar”, vë në dukje se ai “herë pas here supozohet nga fansat se është ‘queer’”, një vlerësim që Waititi e përmblodhi duke thënë: “Unë ngatërrohem shumë për homoseksual”.

Image
Taika Waiti dhe Rita Ora

Wired shton se ky perceptim i Waititit është rezultat i sensit të tij të modës dhe i personazheve që ai luan në filma.

Waititi ka luajtur në një numër të madh filmash të tij, duke përfshirë “Jojo Rabbit” të vitit 2019, ku ai u nominua për çmimin “Oscar” në kategorinë “Filmi më i mirë” në vitin 2020.

Image
Taika Waiti dhe Rita Ora

Në të, ai luajti rolin e Adolf Hitlerit të çuditshëm, miku imagjinar i Jojos (Roman Griffin Davis).

Ai është gjithashtu i famshëm për rolin e tij në filmin “What We Do in the Shadows”, në të cilin ai portretizon vampirin e ëmbël ‘Viago’.

Aktualisht 46-vjeçari është në lidhje me këngëtaren shqiptaro-britanike Rita Ora, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit të saj në Australi për spektaklin “The VOice Australia”, ku ajo ishte e angazhuar si anëtare e jurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat