‘Thyen’ rregullat e mbretërisë/ Princesha Eugenie rrëmben vëmendjen e të gjithëve me tatuazhin e saj

Bota e Yjeve

‘Thyen’ rregullat e mbretërisë/ Princesha Eugenie rrëmben vëmendjen e të gjithëve me tatuazhin e saj

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:46
Princesha Eugenie

Princesha Eugenie, vajza më e vogël e Princit Andrew dhe ish-bashkëshortes Sarah “Fergie” Ferguson, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj ngjyrë portokalli të ndezur gjatë festimeve të Jubileut Platinum të mbretëreshës javën e kaluar.

Por kjo nuk ishte e vetmja arsye që princesha i bëri të gjithë të kthenin kokën nga ajo. Eugine zbuloi gjithashtu një tatuazh të ri në formë rrethore pas veshit të saj.

23-vjeçarja, tregoi në heshtje tatuazhin e saj me një model flokësh të kapur gjysmë lart, kapelën e zezë dhe fustanin e ‘Emilia Wickstead’ ndërsa u shfaq në Katedralen e Shën Palit për ‘Queen’s National Service of Thanksgiving’ të Premten.

Ndonëse është e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të bëjnë tatuazhe Eugenie nuk është e vetmja. Amelia Windsor, mbesa e kushëririt të Mbretëreshës, Dukës së Kentit, ka tatuazhe të shumta. Gjithashtu dhe anëtarë të tjerë mbretërorë nga e gjithë bota përfshijnë Princi i Kurorës Frederik i Danimarkës, Princesha Stephanie e Monakos dhe Princesha Sofia e Suedisë.

Ndërsa familja mbretërore priren t’u përmbahen kodeve strikte të veshjes, duket se nuk ka asnjë ndalim për tatuazhet. Gjyshi i mbretëreshës, princi George i Uellsit – i cili u bë  mbreti George V – kishte bërë një  tatuazh ndërsa shërbente në Marinën në Japoni.

Çuditërisht, Princi William madje një herë mendoi të kopjonte tatuazhin e madh të shpinës së mikut David Beckham, por Kate Middleton thuhet se i dha fund kësaj ëndrre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat