Fero feston ditëlindjen, merr dedikim të veçantë nga modelja Arbenita Ismajli

Bota e Yjeve

Fero feston ditëlindjen, merr dedikim të veçantë nga modelja Arbenita Ismajli

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 00:03
Fero dhe Arbenita

Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.

I lindur më 8 korrik të vitit 1997, Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka mbushur plot 25 vite.

Ai në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta, gjersa një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

Image
Fero dhe Arbenita

Kjo e fundit ka realizuar një video së bashku me partnerin teksa ka përzgjedhur fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak. Të dua”, ka shkruar ajo.

Image
Fero dhe Arbenita

Fero përndryshe ka debutuar prej shumë vitesh në skenë dhe ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

Këngëtari nisi karrierën në ‘ON Records”, ndërkohë që është kthyer sërish nën menaxhimin e Met Elshanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat