“Kam bërë gati disa blloqe betoni me armaturë 78-she për…”- Fjolla Morina shpërthen pas statuseve të Fisnik Sylës: Derr!

Bota e Yjeve

“Kam bërë gati disa blloqe betoni me armaturë 78-she për…”- Fjolla Morina shpërthen pas statuseve të Fisnik Sylës: Derr!

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 06:38
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Megjithëse kanë disa muaj të ndarë, Fjolla Morina dhe ish-partneri i saj Fisnik Syla, vijojnë të hedhin kunja drejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Kësaj here është këngëtarja Fjolla Morina, e cila ka bërë disa postime në Instastory, ku shfaqet e revoltuar.

Defenitivisht mund t’ju them që njeriu e ka prejardhjen nga derri nejse edhe nga majmuni pak. Si dhe nga dhelpra 30%, nga qeni, kali, lopa me përqindje të njejt, nga ujku e kuçedra 7,5%. Si dhe nga gomari me një përqindje të ndryshme individuale…”– shkruan Fjolla, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku thotë: “Ka njerëz që pa folur fare vetëm ta shikoj të shkatërron qelizat nervore. Se po folën të shkatërrojnë të gjithë sistemin nervor

Image
Fjolla Morina/ Instastory

Këngëtarja ka përfunduar duke shkruar se ka bërë gati disa “blloqe betoni” për disa persona.

Image
Fjolla Morina/ Instastory

I kam bërë gati disa blloqe betoni me armaturë 78-she për nja 7-8 persona që po më acarojnë nervat nga 7-8 herë në ditë”- shkruan ajo. 

Image
Fjolla Morina/ Instastory

Fjolla nuk ka përmendur asnjë emër në reagimet e saj, megjithatë nisur nga fakti se këto statuse pasojnë ironitë e bëra së fundmi nga këngëtarja dhe Fisnik Syla në rrjetet sociale, lë të kuptohet se ajo i drejtohet biznesmenit.

Këngëtarja i është përgjigjur ditën e djeshme Fisnikut i cili i tha se po bëhet si ‘psikologe’. Përmes një statusi të shpërndarë në Instastory, ajo shkroi:

Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi.

Image
Fjolla Morina/ Instastory

Ky status pason atë të një dite më parë ku shkruante: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”

Image
Fjolla Morina/ Instastory

Pas këtij mesazhi ka ardhur reagimi i biznesmenit, i cili e ironizon haptas ish-gruan e tij. Në një postim në Instastory, ai i referohet në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe.

“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”-shkruante Fisniku.

Image
Fisniku/ Instastory

Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat