Kida nis pushimet, publikon poza tërheqëse

Bota e Yjeve

Kida nis pushimet, publikon poza tërheqëse

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 11:57
Kida

Këngëtarja e mirënjohur, Kida po lë pas një sezon veror mjaft të angazhuar me disa projekte të suksesshme muzikore dhe koncertet të shumta.

Pas kësaj periudhe të ngarkuar, këngëtarja ka zgjedhur të t’i jap vetës disa ditë pushimesh në bregdet.

Por, edhe gjatë kësaj kohe Kida po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale me imazhe të ndryshme dhe disa të tilla ka postuar edhe së fundmi.

Image
Foto: Kida/Instagram

Krijuesja e hitit “Drunk” ka pozuar e veshur me bikini njëpjesësh me ngjyrë të kaltër ndërsa i kombinoi me xhinse dhe syze dielli.

Kida mori vëmendje edhe me pamjen pa grim teksa dukej në formë të mrekullueshme dhe si çdo herë me shumë stil.

Image
Foto: Kida/Instagram

“Koha për veten”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografive që u pasuan nga komente të shumta të fansave të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Kida e përmbylli këtë sezon me bashkëpunimin tejet të suksesshëm me Butrint Imerin “AM/PM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat