Rita Ora tregon figurën e bujshme trupore në kostum argjendi

Bota e Yjeve

Rita Ora tregon figurën e bujshme trupore në kostum argjendi

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 10:49
Rita Ora

Rita Ora dukej e mahnitshme teksa bëri një performancë të mrekullueshme gjatë festivalit ‘Rock in Rio’ në Cidade do Rock të shtunën.

Këngëtarja, 31-vjeçare, tregoi figurën e bujshme me një veshje argjendi shkëlqyese me fije të lëshuara e doreza të ngjashme.

Ajo po ashtu veshi një palë këpucë me taka të ngjashme teksa kërcente në skenë e dhuronte spektakël.

Image
Rita Ora (Foto: Getty Images)

Rita zgjodhi një grim në bronz, që ia theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa i kishte bërë flokët në model të valëzuar.

Shfaqja e yllit vjen pas një koncerti që mbajti falas në Shqipëri të martën e kaluar.

Këngëtarja ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare përpara se të transferohej në Londër si fëmijë, por ajo e konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj.

Superylli botëror u ngjit në skenën në sheshin Skënderbeu në Tiranë ku performoi 14 këngë në një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.

Veshja e saj u krijua nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Image
Rita Ora (Foto: Getty Images)

Në një moment të koncertit, Rita është parë fuqishëm duke qëndruar me njërën dorë pas shpine teksa ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër.

Biondja nisi eventin me këngën “Ritual”, për të vazhduar më pas me hitet e tjera si: “Hot Right Noë”, “Lonely Together” dhe “Anywhere”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat