Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e radhës e veshur e tëra në rozë

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen në paraqitjen e radhës e veshur e tëra në rozë

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 08:14
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha aktualisht po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me bashkëpunimin e ri me David Guetta “I’m Good (Blue)”.

Brenda një kohe të shkurtër kënga është kthyer në një hit global dhe ka pushtuar top-listat në vende të ndryshme të botës.

Megjithatë, 33-vjeçarja po u qëndron afër fansave edhe me postime të ndryshme në rrjete sociale në të cilat shfaqet përherë në formë të mirë.

Image
Bebe Rexha

Së fundmi, Bebe ka postuar disa imazhe të reja teksa shkëlqente me dukjen atraktive.

Ylli i muzikës pozoi e veshur e tëra me ngjyrë rozë, bluzë të transparente, pantallona dhe doreza të ngjashme.

Për t’u dukur edhe më e kompletuar, Bebe mbante dhe një palë vathë rozë dhe makijazh të theksuar me nuanca me të njëjtën ngjyrë dhe qafore diamanti.

Image
Bebe Rexha

Krijuesja e hiteve dukej në formë të mrekullueshme ndërkohë nuk munguan as komentet e shumta nga ana e fansave.

Ndryshe, krahas karrierës së suksesshme muzikore, Bebe prej kohësh po shijon një histori dashurie me producentin amerikan, Keyan Safyari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat